3 qershor, 2017 – Në kuadër të testimit dhe zbulimit të talenteve në vendet evropiane, nesër dhe pasnesër në Oslo të Norvegjisë do të mbahet kampi me futbollistët e lindur në vitet 2002 e 2003, të cilët aktivitetin e tyre e zhvillojnë në shtetet skandinave, si Norvegji, Suedi e Finlandë. Në këtë kamp trajnerët e Kombëtares U-15, Gazmend Haliti e Isa Sadriu dhe trajneri i Kombëtares U-17, Besnik Kollari do të punojnë dhe do të testojnë me 33 futbollistë, të cilët në të ardhmen do të mund të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U-15.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2017/06/Lista-Oslo-2002.docx” width=”980″ height=”960″]