1 shkurt, 2018 – Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të Kampionatit të Kosovës, Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, po mban seminar për gjyqtarë të të giitha kategorive dhe rangjeve në Ulqin e ku po marrin pjesë afro 80 gjyqtarë, Komisioni për gjyqtarë ai profesional dhe kontrollorë. Ligjërues në këtë seminar është instruktori i FIFA-s z. Sokol Jareci  nga Shqipëria. Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari i Komisionit të gjyqtarëve z. Përparim Hasani në veçanti ka falënderuar z. Sokol Jareci, i cili veç se është mik i yni ai ka dhënë shumë kontribut  të madh dhe ka përkrahur shumë gjyqtarët e Kosovës. Ndërkaq, duke marrë fjalën para ligjëratës z. Sokol Jareci është shprehur i kënaqur me përparimin e gjyqtarëve të futbollit, duke qenë se jam me ju një kohë të gjatë dhe çdo ditë e më shumë po vërej se po ecni përpara sidomos tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Pastaj z. Jareci  ka analizuar me video shumë situata të ndryshme gjatë lojës e me theks të veçanti pozita jashtë lojës. Në vazhdim me një bashkëbisedim z. Jareci kanë shpjeguar  situata dhe masat  në rastet e caktuara. Gjyqtarët  veç testeve teorike do të i nënshtrohen edhe testeve fizike.