03 shkurt – Një delegacion i FFK-së i përbërë nga nënkryetari Agim Ademi dhe anëtarët e KE Bakir Burri dhe Mirsad Çollaku sot në Ulqin vizituan gjyqtarët, të cilët janë në seminarin e organizuar para fillimit të stinorit pranveror dhe njëherësh monitoruan gjyqtarët gjatë mbajtjes së normave fizike të tyre. Me këtë rast nënkryetari njëherësh edhe përgjegjës për gjyqtarë duke i përshëndetur gjyqtarët dhe komisionet e gjyqtarëve, ka përgëzuar kryetarin  e Komisionit për gjyqtarë Përparim Hasanin dhe bashkëpunëtorët e tij për një punë jashtëzakonisht të mirë në ngritjen  mrekullueshëm e profesional edhe të këtij seminari. KE i FFK-së njërin nga prioritet e ka edhe profesionalizimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, por të njëjtën kohë kërkojmë nga gjyqtarët, angazhim,  përkushtim, seriozitet dhe profesionalizëm në punën e tyre në drejtim të mbarëvajtjes së garave. Në vazhdim nënkryetari Ademi u tha gjyqtarëve se nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për askënd që nuk përmbush kriteret teorike dhe fizike apo gabimet e tyre gjatë garave. Po ashtu tuje nënkryetari Ademi i kërkojë kryetari Hasani dhe Komisionit që ai drejton që të punojnë e angazhohen fortë që të i përmbushin kriteret për pranimin Konventën, përkatësisht pranimin në organet relevante të  FIFA-s  dhe UEFA-s. Delegacioni i FFK-së u na i kënaqur me punën që po bëhet në këtë seminar, ndërkaq kryetari i Komisionit të gjyqtarëve Përparim Hasani dhe gjyqtarët u zotuan që do të angazhohen maksimalisht në mbarëvajtjen e garave dhe që me punën e tyre të bëhen sa më parë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.