Komisioni i Gjyqtarëve me qëllim të mbajtjes së formës fizike të gjyqtarëve nesër më 9 tetor duke filluar nga ora 10.00, në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të organizojë testet fizike për të gjithë gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë. Sipas kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani tash e tutje gjyqtarët do t’i nënshtrohen së pak u herë gjatë një stinori testet fizike për gjyqtarë, në mënyrë që të ketë një pasqyrë reale për përgatitjen fizike të gjyqtarëve.