28 shtator, 2016 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Kroaci, e cila do të zhvillohet më 6 tetor 2016 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, dalin në shitje nga data 29 shtator 2016.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë:
Tribunat E/C = 7 Euro
Tribunat D1/D4 = 15 Euro
Tribuna D3 = 20 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 130 Euro
Për të gjitha biletat do të lëshohet kupon fiskal. Biletat mund të blihen në pikat e mëposhtme të Money Gram-it në qytetet e Kosovës.
- Abi Plus – Prizren
- Abi – Prizren
- InterTel – Prizren
- Albi Net – Kijevë
- Aral Petrol – Shtime
- AsCom – Suharekë
- London – Suharekë
- ComNet – Viti
- Euro Linda – Ferizaj
- Meka – Dragash
- Mija – Prishtinë
- Market Rina – Gurakoc
- Market Rina – Zallq
- Try Tours – Pejë
- Zuqaku – Vushtrri
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit “Loro Boriçi” është i kompjuterizuar. Udhëzohen të gjithë të interesuarit që të blejnë bileta vetëm në pikat e lartpërmendura të Money Gram-it.