31 gusht, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se nesër do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2019 për U21, ndërmjet Kosovës dhe Irlandës. Ndeshja do të zhvillohet, të premten, më 7 shtator, në orën 19:00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Çmimi i biletave për këtë ndeshje është 2 euro në tribunën lindore dhe 4 euro në tribunën perëndimore. Biletat mund t’i blini në pikat e mëposhtme:
SHOP PRISHTINA 1 – Perandori Justinian, Qyteza Pejton (afër British Council) në Prishtinë
SHOP PRISHTINA 3 – Sheshi Nëna Terezë, Nr.15 (përball Ministrisë së Kulturës) në Prishtinë
SHOP MITROVICA – Sheshi Isa Boletini (përball Kuvendit komunal) në Mitrovicë