8 nëntor, 2019 – Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, nesër, në orën 16:00, do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Luksemburgut. Vashat dardane dje dhe sot kanë zhvilluar seanca stërvitore në Luksemburg nën drejtimin e përzgjedhëses Afërdita Fazlija, duke punuar me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë për këtë miqësore. Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur për Kombëtaren tonë dhe shërben në kuadër të përgatitjes sa më të mirë për sfidat e ardhshme kualifikuese.