seminari-trajneretNë kuadër të përsosjes profesionale të trajnerëve FFK-ja në bashkëpunim me FSHF-në do të organizojë një trajnim intenziv për licencën “A” në Shqipëri. Në këtë trajnim do të përfshihen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar më herët si dhe të gjithë të interesuarit që tashmë posedojnë licencën “B”. FFK-ja po organizon këtë trajnim në mënyrë që t’ua lehtësojë trajnerëve që të pajisen me Licencë ”A” që është e obligueshme për të gjithë trajnerët e Raiffesen Superligës së Kosovës, të cilët drejtojnë skuadrat në këtë rang të garave. Njëkohësisht ky trajnim do t’u ofrojë të gjithë atyre që të jenë të interesuar për të marrë licencën “A”. Trajnimi intenziv do të zgjasë 3 javë dhe për një kandidat kushton 1.500 euro. Të interesuarit duhet të paraqiten në sekretarinë e FFK-së me dëshminë e licencës “B” dhe pagesës për shumën e cekur deri më 20 dhjetor 2014. Trajnimi do të mbahet prej 12 janarit deri më 31 janar 2015.