19 nëntor, 2017 – Nesër më 20 nëntor në orën 9.00 në Banjën e Pejës “ONIX”, do të bëhet hapja e kursit për trajnerë të licencës C UEFA. Në hapje veç krerëve të FFK-së, do të jenë edhe vijuesit, ligjëruesit e kursit dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane në Kosovë. Ky është një kurs disa javorë si  rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë.