28 gusht, 2018 – Në prag të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës U-21 kundër Norvegjisë, që do të zhvillohet më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, përzgjedhësi Rafet Prekazi nesër në orën 13:00, në hotel “Emerald” do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për dy sfidat që e presin skuadrën e tij. Kosova U21 krahas ndeshjes me Norvegjinë, do të ballafaqohet më 5 shtator edhe me Gjermaninë në Osnabruck.