Nesër, më 28 gusht, në orën 13:00, në sallën e konferencave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, do të mbahet konferencë për media në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2021 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në konkurrencën e femrave.
Të pranishme në konferencë do të jenë;
– Afërdita Fazlija, përzgjedhëse e Kombëtares
-Valentina Limani, kapitene
-Erëleta Memeti, lojtare
Ndeshje Kosovë – Turqi zhvillohet të premten, më 30 gusht, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20:00. Hyrja për tifozë është falas.