24 gusht, 2017 – Nesër më 25 gusht, Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë Kuvendin e rregullt të punës. Në punimet e këtij kuvendi ndër të tjera do të bëhet aprovimi i ndryshimeve në Statutin e FFK-së, Raportit të Punës dhe Raportit Financiar. Mbledhja e Kuvendit të Punës do të mbahet në hotel “Emerald” dhe fillon në orën 17.00.