Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative për ta nderuar jetën e dhe veprën e njërit prej figurave më të rëndësishme të futbollit të Kosovës, ish-gjyqtarit të parë me stemën e FIFA-s, Shinasi Berisha.
Mbledhja komemorative do të mbahet, nesër, më 11 prill, në orën 12:00, në ambientet e “Sheshit 21” në Prishtinë.
Shinasi Berisha ka ndërruar jetë sot, derisa tërë jetën e tij ia kushtojë futbollit, si gjyqtar me renome ndërkombëtare, e më pas edhe si drejtues i KF “Prishtina” dhe si kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës.