gjyqtaret1Më 12.09.2015 (ditë e shtunë) duke filluar nga ora 09,00 në ambientet e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë do të mbahen normat fizike për të gjithë gjyqtarët e futbollit (gjyqtarët ripërsëritës). Mosardhja në riprovime për normat fizike do të thotë heqje dorë nga referimi për ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë edicion garues, njëherësh të njëjtit largohen nga listat e referimit. Gjyqtarët pjesëmarrës në këtë seminar duhet të kenë të kryer kontrollimin mjekësor si dhe obligimet e kryera konform vendimit të komisionit për gjyqtarë të futbollit.
Prishtinë, 11.09.2015
Kryetari Perparim Hasani