19 mars, 2017 – Nesër më 20 mars, në orën 11.00, në hotel “Emerald”, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, z. Albert Bunjaki, do të mbajë një konferencë për media në prag të ndeshjes kualifikuese Kosova-Islanda, që zhvillohet të premten, më 24 mars, në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër. Me këtë rast Bunjaki do ta publikojë edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje.