ffk-llogofin

Bazuar në programin e operativës zhvillimore  për realizimin e aktiviteteve sportive, Komisioni për gjyqtarë i Federatës së Futbollit të Kosovës, më datë 13.04.2016 (e mërkurë) organizon  mbajtjen e seminarit për kontrollorët e referimit nga Listat e Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Seminari do të mbahet në ambientet e Qendrës së Kulturës  “REXHEP  MITROVICA” në Mitrovicë  me fillim në orën 13.00. Ligjerues  të këtij seminari do të jenë instruktorë të lartë të FIFA-s nga Shoqata e arbitrave të FSHF-së.
Ardhja është e obligueshme për të gjithë kontrolloret e referimit nga Listat e aprovuara nga KE i FFK-së.

Po ashtu nesër më 13 prill në stadiumin “Adem Jashari”  do të mbahen edhe normat fizike për të gjithë gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së parë nga ora 9.00.