22 mars, 2022 – Nesër në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Për shkak të konferencës për media, ku do të bëhet prezantimi i logos dhe fanellave të reja të Kombëtares, Komisioni i Garave vendosi që orarin e tërheqjes së shortit ta zhvendosë në orën 13:00.