29 tetor, 2017 – Nesër më 30 tetor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së në Prishtinë do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë rreth krahas skuadrave të Ligës së Dytë të cilat i kaluan me sukses ndeshjet e rrethit të parë, do të përfshihen edhe skuadrat e Ligës së Parë. Ndërkohë ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen të mërkurën, më 1 nëntor.