Nesër më 24 prill  në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahet turneu tashmë tradicional në futsall “Shkëlzen Haradinaj” kushtuar këtij dëshmori të Kosovës. Turneu do të mbahet prej orës 16.00 dhe do të marrin pjesë katër skuadrat e para të Superligës së futsallit, Feniksi, Liburni, Besa dhe Prishtina, ndërkaq në paralojë do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet veteranëve dhe zyrës së kryeministrit. Ky turne gjithmonë ka zgjuar kërshërinë jo vetëm të klubeve dhe familjarëve të dëshmorit por edhe të opinionit më të gjerë të Kosovës sidomos adhuruesve të futsallit.