1 korrik, 2024 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator, duke përfshirë të gjitha regjistrimet e lojtarëve profesionistë, amatorë, ligat e femrave dhe grupmoshat.
Regjistrimet e lojtarëve amatorë do të miratohen vetëm nga Lidhjet Rajonale përkatëse. Për çdo paqartësi lidhur me regjistrimet, ju lutemi të kontaktoni administratorin/en në Lidhjen tuaj rajonale për ndihmë dhe udhëzime të mëtejshme.

Po ashtu edhe faturat për regjistrime duhet të merren në zyrën e Lidhjeve Rajonale të Futbollit.

Ndërkaq, transferet ndërkombëtare të lojtarëve duhet të kryhen përmes sistemit TMS.