Sot më 22 gusht u mbajt konferenca me media, ku mediave iu drejtuan sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku si dhe Artan Govori drejtor i përfaqësueseve dhe përgjegjës për marrëdhënie ndërkombëtare. Fillimisht gazetarët e pranishëm i ka përshëndetur sekretari Salihu, i cili vuri në dukje se arsyeja e kësaj konference është e para se përfaqësuesja e Kosovës U-16 do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Itali “Coppa della Pace” në qytetin Citta d’L Aquilla dhe e dyta për ndeshjen e paralajmëruar që përfaqësuesja ”A” e Kosovës do të duhej të zhvillojë me përfaqësuesen e Burkina Faso. Për ndeshjen kundër Burkina Faso ende nuk është përfundimtare sepse kur Burkina Faso ka dërguar listën e lojtarëve kemi vërejtur se në këtë përbërje janë kryesisht futbollistë të grup-moshës U-23 dhe KE ka marrë vendim që Burkina Faso ose të luajë me ekipin e parë në të kundërtën loja nuk do të zhvillohet dhe jemi në pritje të përgjigjejes dhe besojmë se deri ditën e hënë ose të martë të marrim një përgjigje përfundimtare. Në vazhdim fjalën e mori përzgjedhësi Albert Bunjaku, i cili tha se shpesh po gjendemi para pyetjes se kur po pranohet FFK-ja unë po ju them se kjo do të ndodh. Ne i kemi ftuar lojtarët në kohën e duhur dhe kemi bërë analizat tona për Burkina Faso, duke qenë të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e 2 shtatorit dhe nëse eventualisht kjo nuk do të ndodhë ne fundja kemi planifikuar që ta shfrytëzojmë këtë grumbullim. Kemi ftuar edhe emra të rinj por 86 për qind të lojtarëve kanë qenë edhe më herët të ftuar. Na gëzon fakti që çdo ditë e më shumë po rritet konkurrenca në përfaqësuese e me këtë edhe në reparte. Nëse zhvillohet ndeshja mirë, nëse jo kjo është një mundësi e mirë për takim ku janë të ftuar 24 lojtarë do të ketë stërvitje dhe një lojë. Grumbullimi do të nisë më 31 gusht dhe do të zgjasë deri me 3 shtator. Ndërkaq, drejtori i ekipeve përfaqësuese dhe përgjegjës për marrëdhënie ndërkombëtar z. Artan Govori i njohu mediat për përgatitjet që janë bërë që Përfaqësuesja U-16 të marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar “Coppa della Pace” në qytetin Citta d’L Aquilla të Italisë. Sipas z. Govori kër marrin pjesë Përfaqësuesja e Italisë, Bullgarisë dhe e qytetit mikpritës si dhe Kosova. Përfaqësuesja U-16 në drejtim e Besnik Kollari, Fadil Berishës dhe Bahri Berisha do të udhëtojnë nesër për Itali. Nisja bëhet në orën 14.00 nga Shtëpia e sporteve.
Emërorja e futbollistëve të ftuar për Përfaqësuesen “A”: