22 gusht, 2016 – Sot Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, ku bisedoi për shumë çështje me rëndësi. KE analizoi javën e parë të garave në Vala superligën e Kosovës dhe konstatoi se pati një fillim të mirë me një organizim të shkëlqyeshëm e me disa lëshime në ndarjen e drejtësisë, për të cilat u kërkua nga organet që të ndërmerren të gjitha masat për evitimin e tyre në vazhdim. KE me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe në përputhje me aktet normative të UEFA-s emëroi Komisionet e garave në vend të Komisarëve siç ishte deri më tash.
Komisioni për Vala Superligën dhe Ligën e parë të Kosovës do të këtë përbërje:
1. Ismet Ahmeti, kryetar
2. Isuf Ajeti anëtar
3. Sahit Kelmendi, anëtar
Komisioni për Ligën e dytë ka këtë përbërje:
1. Ismajl Ajeti, kryetar
2. Ekrem Buçinca, anëtar
3. Bardhec Seferi, anëtar
KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore për kampionatin botëror Rusia 2018, dhe konstatoi se ato po rrjedhin sipas dinamikës me gjithë disa vështirësi të natyrave te ndryshme.