ffk-llogofinSot më 1 dhjetor, KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku debatoi për shumë çështje për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së analizojë përfundimin e garave të stinorit vjeshtor  duke konstatuar se garat kanë pasur një rrjedhë të mirë, me përjashtim të dy ndeshjeve për të cilat janë marrë masat e duhura. Meritë për këtë rrjedhë të garave kaq të mirë KE konstatoi se kanë klubet, futbollistët, gjyqtarët dhe organet e FFK-së që secili ka dhënë kontributin e tyre.  KE shqyrtoi dhe analizoi edhe raportet dhe punën e Komisarit të garave dhe Komisionit për gjyqtarë dhe po ashtu erdhi në përfundim që këto dy komisione kanë kryer punën e tyre me profesionalizëm dhe në përpurthje me aktet normative të FFK-së. Ka pasur një përmirësim të punës së kontrollorëve, vëzhguesve dhe gjyqtarëve, ndaj KE u ka kërkuar këtyre Komisioneve që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim edhe në vazhdim të kampionatit. Po ashtu KE mori vendim për shpalljen e laureatëve për Vitin 2014 duke themeluar dy komisione dhe me dy risi. Trajnerët e Raiffeisen Superligës do të votojnë për të shpallur 11-shën më të mirë të Superligës, ndërsa Komisioni ku do të jenë shtabet teknike të ekipeve përfaqësuese do të shpallin futbollistin më të mirë të Kosovës, ku do të përfshihen të gjithë futbollistët shtetas të Kosovës që nënkupton edhe futbollistët që janë anëtarë të ekipeve përfaqësuese. Njëjtë do të veprohet edhe me zgjedhjen e 11-tës së parë në konkurrencën e femrave. Komisioni për shpalljen e më të mirëve këtë vit do të jetë në këtë përbërje:

  1.  Agim Ademi kryetar
  2. Xhelal Broja anëtar
  3. Vjollcë Krasniqi, anëtar
  4. Luan  Vokshi, anëtar
  5. Agim Maloku, anëtar

KE shqyrtoi edhe çështje e ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, me theks të veçantë përgatitjet për aplikim në UEFA dhe FIFA dhe në këtë drejtim është duke u konsultuar me ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe në mënyrë që kjo të bëhet sa më parë dhe sa më mirë.