logoffkSot më 31 korrik, KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit kyetar, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës. KE analizoi përgatitjet për edicionin e ri të garave dhe konstatoi se ato po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. KE kërkoi nga Komisioni për inspektimin e stadiumeve që të dalë sa më parë për të parë gjendjen e tyre dhe për të dhënë vërejtjet eventuale në përmirësimin e të metave dhe kështu stadiumet të jenë të gatshëm për kampionatin e ri. KE do të ketë takim me drejtues të Policisë së Kosovës, që të bashkërendojë veprimet në fushën e sigurisë në stadiumet e futbollit që nga ndeshja e parë aq më parë kur në këtë kampionat do të kemi një monitorim të shtuar nga institucionet ndërkombëtare. Po ashtu KE u bënë thirrje klubeve që të jenë në nivelin e duhur organizativ dhe gjithë segmenteve tjerë për një mbarë vajtje të mirë të garave, sepse klubet i pret një punë e jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme dhe në edicionin e ri kur pritet që klubet të jenë pjesë e garave evropiane. Po ashtu KE do të vazhdojë kontaktet dhe bashkëpunimin me UEFA dhe FIFA dhe në muajt në vijim pritet ardhja e ekspertëve të fushave të ndryshme për të mbajtur seminare të ndryshme, sidomos në ngritjen e kapaciteteve në klubet e futbollit. Për qenë në përputhje me aktet normative, KE i FFK-s në këtë mbledhje caktoi edhe datën për mbajtjen e Kuvendit të punës, i cili do të mbahet më 4 shtator në orën 17.00. Me këtë KE u jep hapësirë të mjaftueshme kohore, klubeve për përgatitje për kuvend.
KE mori vendim edhe për plotësim ndryshimin e Propozicioneve të garave në nenin 46 ku bëhet fjalë për kartonët e verdhë, ku ndryshohet numri i kartonëve nga 3 (tre) në 5 (pesë) dhe teksti” Lojtari i ndëshkuar më 3 (tre) kartonë të verdhë ka mundësi zgjedhjeje për pushim në njërën prej dy xhirove të radhës“ dhe tash është „Lojtari i ndëshkuar më 5 (pesë) kartonë të verdhë, duhet të pushojë menjëherë në xhiron e radhës“. Deri te ky ndryshim ka ardhur në bazë të Propozimit të ekspertëve, Sektorit të garave dhe duke ndjekur edhe praktikat e Ligave më të forta evropiane dhe në të mirë të futbollit të Kosovës.
Po ashtu KE miratoi edhe raportin financiar të FFK-së.