ffk-llogofinSot më 24 tetor, KE i FFK-së në drejtimin e z. Fadil Vokrri kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE analizoi rrjedhën e deritashme të kampionatit, veçmas pjesës së parë të Raiffeisen Superligës, me një konstatim të përgjithshëm se garat me gjithë disa lëshime të natyrave të ndryshme, kishin një rrjedhë të kënaqshme. Deri me tash organet relevante, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që të ketë displinë dhe frymë sportive duke respektuar aktet normative të FFK-së. Në këtë mbledhje KE ka falënderuar Policinë e Kosovës, për efikasitetin e treguar në identifkimin e personave që shkaktuan incidentin në Brekoc në ndeshjen Luftëtari-Minatori i Magurës dhe të njëtit i janë përcjellë organeve shtetërore për marrjen e masave tjera të nevojshme, duke inkurajuar që të vazhdohet me këto masa në mbështetje të futbollit të Kosovës. Po ashtu KE i FFK-së duke iu referuar rekomandimeve të Komsionit shëndetësor të FFK-së, u bën thirrje të gjitha klubeve të cilat nuk i kanë kryer testet fizike të futbollistëve, që këtë ta bëjnë në afat sa më të shkurtër, në të kundërtën do të kenë pengesa në licencimin e tyre. KE mori vendim që në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, të themeloj Qendrën për edukim dhe trajnim, me qëllim të ngritjes profesionale të kuadrove në të gjithë segmenet në futbollin e Kosovës.