10.02.2017 – Federata e Futbollit e Kosovës me qëllim të aftësimit të zyrtarëve të klubeve, për dy ditë me radhë ka organizuar seminar për klubet e futbollit me temën çështja dhe kriteret që duhet të plotësohen për licencim në garat evropiane. Në këtë seminar për rëndësinë e dhe kriteret për licencim foli Bajram Shala zyrtar i FFK-së për licencim si dhe anëtarët e Komisionit për licencim . Po ashtu në ditën e parë klubeve u kanë folur, sqaruar rëndësinë e këtij seminari dy zyrtarët e UEFA-s, z. Philip Rasmussen, zyrtar ligjor dhe për Fair-play i UEFA-s si dhe Alexis Angelopoulos, zyrtaë për licencim në Komisionin e Licencimit të klubeve në UEFA. Përfaqësuesit e klubeve u njoftuan se për pjesëmarrje në gara duhet të plotësohet 5 kriteret bazike siç kanë: Kriteri ligjor, financiar, sportiv, personale dhe administratë si dhe kriteri i infrastrukturës. Zyrtarët e UEFA-s kanë thënë se është shumë me rëndësi plotësimi i këtyre kritereve në mënyrë që klubet të marrin pjesë në garat evropiane dhe kjo është një ditë e madhe për futbollin e Kosovës. Ndërkaq, Bajram Shala ka thënë se FFK-ja tashmë ka themeluar komisionet për licencim, duke treguar edhe për funksionin e menaxherit të licencimit, ekspertëve tjerë, duke besuar se tashmë klubet janë në dijeni për gjithçka që kërkohet për licencim. Për Bajram Shalën ky seminar është mjaft domethënës për të gjitha klubet që mëtojnë garat evropiane.