2 maj, 2018 – Komisioni i Garave njofton klubet të cilat do të luajnë në barazh për Vala Superligë se më 21 maj në orën 13:00 në selinë e FFK-së, do të bëhet caktimi ekipeve që do të luajnë në cilësi të vendasve, pastaj mënyra e ndarjes së tribunave për shikues, si dhe ngjyrat e fanellave. Ndeshjet e barazhit për Vala Superligë do të luhen më 23 dhe 24 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00.