17 prill, 2018 -Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, përkatësisht kryetari saj z. Ajet Shosholli njofton të gjithë trajnerët të cilët kanë marrë licencat e tyre të kategorisë “A” dhe “B” në Federatën e Futbollit të Shqipërisë e të cilave u ka skaduar afati, që të marrin pjesë në seminarin që do të mbahet të enjten më 19 prill në sallën e konferencave në selinë e FFK-së. Seminari nis nga ora 9.00 dhe me të përfunduar trajnerët do të pajisen me licenca të reja.