29 nëntor, 2017 – Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se stinori vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë me ndeshjet e javës së 18-të, që zhvillohen në këtë fundjavë. Ndërkohë, më 6 dhjetor, do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, me çka do të mbyllen garat për këtë vit kalendarik.