14 gusht, 2021 – Bordi i Shoqatës së Trajnerëve në krye me Muharrem Sahitin, në bashkëpunim me FFK-në do të organizojë seminar njëditor, i cili do të mbahet të martën, më 17 gusht, në orën 9:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali. Ligjërues në këtë seminar do të jenë dr. Murat Berisha, mjek i Kombëtares së Kosovës dhe dr. Agron Rexhepi nutricionist i mirënjohur. Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale të mjekëve dhe fizioterapeutëve nëpër klube në aspektin shëndetësor të futbollistëve si dhe mënyra e të ushqyerit të futbollistëve. Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për njërin prej mjekëve të klubeve.
Po ashtu, Bordi i Shoqatës së Trajnerëve njofton të gjithë trajnerët të cilëve u ka skaduar licenca e marrë nga FSHF, që për vazhdimin e tyre të kontaktojnë nëpërmjet adresës elektronike direkt me zyrtarët e FSHF-së, në email: [email protected]