22 gusht, 2017 – Të premten, më 25 gusht, në orën 11:00 do të bëhet tërheqja e shortit për Ligën e femrave dhe Superligën e juniorëve. Ndërkaq, në orën 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit për Ligën e dytë në të dyja grupet. Klubet janë të obliguara ta dërgojnë nga një përfaqësues në tërheqjen e shortit. Kampionati i ri për të gjitha këto liga do të nisë më 2-3 shtator.