logoffk22 gusht, 2016 – Njoftohen klubet e Ligës së Dytë të të dyja grupeve se tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave do të bëhet të mërkurën në orën 13:00. Ndërkohë, në të njëtën ditë, në ora 12:00, bëhet tërheqja e shortit për Superligën e juniorëve. Klubet që nuk e kryejnë procedurën e licencimit deri para tërheqjes së shortit konsiderohet se kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në gara.