Liga e Veteranëve e Futbollit e Kosovës duke iu referuar vendimit e FFK-së dhe Qeverisë së Kosovës më datë 11 mars për mbrojtje nga koronavirusi i njofton klubet anëtare të saj dhe opinionin në përgjithësi se:

-Të gjitha ndeshjet e futbollit në Kosovë në Ligën e Veteranëve pezullohen përkohësisht (deri në një vendim të ri).

-LVFK kërkon mirëkuptimin e futbolldashësve për ndërmarrjen e këtyre masave, derisa do të ndjekë më vëmendje zhvillimet në vend.

Me respekt:
Kryetari i LVFK
Enes Shosholli