Me qëllim të rritjes së gatishmerisë në realizimin e obligimeve dhe detyrave të dala nga aktet normative të Federates së Futbollit të Kosovës të cilat i paraprijnë fillimit normal të kampionatit 2015 – 2016 , klubet e anëtarësuara në FFK obligohen në kryerjen e angazhimeve të tyre sipas udhëzimeve të lëshuara nga ky institucion sportiv;
1. Afati kalimtar veror fillon me ; 01.07.2015 dhe përfundon me 31.08.2015
2. Licencimi i klubeve të futbollit për pjesëmarrje në garat e rregullta zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës përfundon me date 14.08.2015
3. Kampionati i rregullt 2015 – 2016 fillon me ;
a) Raiffeisen Superliga – senioret me 22.08.2015
b) Liga e pare – senioret fillon me .. 29.08.2015
c) Junioret – superliga fillon me ….. 29.08.2015
d) Ligat e dyta – senioret fillojnë …. 05.09.2015
e) Junioret – Liga e pare fillon me…. 12.09.2015
f) Liga e futbollit t; femrave fillon…. 12.09.2015
Obligohen klubet e anëtarsuara në Federatën e Futbollit të Kosovës që tu përmbahen datave dhe termineve të publikuara në faqen Zyrtare të Federates së Futbollit të Kosovës .
Prishtinë, 16.06.2015 Sekretari i përgjithshem i FFK-së ; Eroll Salihu