ffk-llogofin4 shtator, 2016 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit, veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të  mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim i Federatës së Futbollit të Finlandës.  Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.
Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ju lusim për mirëkuptim.