2 korrik, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit për regjistrim të klubeve të reja në konkurrencën e femrave për Ligën e Parë dhe Ligën U17, që këtë mund ta bëjnë deri më datë 30 korrik, 2021. Kriteret për regjistrim të klubit janë këto:

1. Plotësimi i Pyetësorit dhe kërkesës për regjistrim të klubit të cilin mund ta shkarkoni këtu (duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur)

2. Kriteri ligjor
• Vendimi i regjistrimit të klubit nga Drejtoria Komunale për Sport
• Statusi i Klubit – (OJQ, SHPK, Privat dhe Numri Fiskal)
• Statuti i Klubit
• Procesverbali i Kuvendit zgjedhor

3. Kriteri për personel dhe administratë
• Lista e kryesisë së klubit dhe kontaktet (këto të dhëna mund t’i plotësoni në Pyetësorin për Klube)
• Lista e lojtareve e vulosur me vulë të klubit (emri, mbiemri, data e lindjes si dhe kontakti (formularin mund ta shkarkoni këtu)
• Licenca e trajnerit

4. Kriteri për infrastrukturë
• Dokument i Stadiumit (stadiumi vetanak dhe alternativ ose kontrata për shfrytëzimin e stadiumit gjatë Kampionatit 2021/22)

5. Regjistrimi i lojtareve në sistemin digjital në FIFA Connect dhe TMS.
Regjistrimi duhet të bëhet deri me datë 10/08/2021 (personi i autorizuar nga klubi duhet të trajnohet në FFK)

6. Të drejtë regjistrimi në Ligën U17 për sezonin futbollistik 2021/22 kanë lojtaret e lindura më 01/01/2004 e më të reja.