10 gusht, 2017 – Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës njoftojnë se shitja e biletave për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Besës do të bëhet në ditën e ndeshjes (12 gusht).
Çmimi i biletave për këtë ndeshje është 2 euro (në të gjitha tribunat).
Biletat mund të blihen pranë stadiumit të qytetit në Gjilan, si dhe në zyret e Lidhjes Rajonale të Futbollit.
Adresa: Rr.Kumanovës (Tek varrezat – Stadiumi Ndihmës)
Adresa elektronike: [email protected]
Nr. Kontaktues: +37744871245
+37744342651
+37744455244