Njoftohen të gjitha klubet, se për shkak të kalimit në sistemin elektronik të regjistrimit të lojtarëve, trajnerëve si dhe zyrtarëve të klubit, në hotel ‘Emerald’ po mbahet trajnimi “FIFA Connect”.
Në tre ditët e kaluara këtë trajnim e kanë ndjekur administratorët e klubeve të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, kurse nga e hëna vazhdohet me klubet e ligave tjera.
Nga fillimi i edicionit 2017/18 të gjitha klubet duhet të kalojnë në këtë sistem.
Në trajnim patjetër secili prej pjesëmarrësve duhet të ketë laptop personal.
Në trajnim duhet të vijë administratori i klubit që merret me regjistrimin e lojtarëve.
Trajnimi mbahet në Hotel Emerald dhe fillon çdo ditë nga ora 10:00.
Gjithashtu njoftohen klubet që ende nuk e kanë dërguar formën me të dhënat e klubit, që këtë duhet ta bëjnë sa më parë, përndryshe nuk akreditohen (linku i formës).
Më poshtë mund të shihni datat e trajnimit:
• 19/06/2017 Superliga Futsall – Liga e parë Futsall
• 20/06/2017 Lidhjet Rajonale dhe shoqata e trajnerëve
• 21/06/2017 Liga e Femrave – Liga e Juniorëve dhe Liga e Kadetëve