9 mars, 2018 – Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, përkatësisht kryetari i saj z. Ajet Shosholli njofton të gjithë trajnerët të cilët kanë marrë licencat e tyre të kategorisë “A” dhe “B” në Federatën e Futbollit të Shqipërisë e të cilave u ka skaduar afati, obligohen që deri me 25 mars, të sjellin me një fotografi dhe licencat me qëllim të vazhdimit të tyre në FFK. Para vazhdimit të tyre Shoqata e Trajnerëve do të mbajë seminar dyditorë, një ditë për kategorinë A dhe një ditë për kategorinë B. Për kohën e mbajtjes së seminarit do të njoftohen me kohën.