17 korrik, 2018 – Me qëllim të implementimin të sistemit digjital të garave, FFK organizon trajnim për përdorimin e këtij sistemi.
Trajnimi për administratorët e klubeve të Superligës mbahet më 2 gusht në zyret e FFK-së.
Klubet e Superligës duhet të dërgojnë dy kontrata për shfrytëzimin e stadiumeve, njërin stadium si primar, ndërsa tjetrin si sekondar. Kontratat duhet të dërgohen më së largu deri më 27 korrik në email: dardansadiku@ffk-kosova.com.
Trajnimi për delegatët e Superligës mbahet më 03/08/2018 në zyret e FFK-së.
Trajnimi për administratën dhe komisionet e FFK-së mbahet më 06/08/2018 në zyret e FFK-së.
Trajnimet fillojnë në ora 10:00.