19 tetor, 2017 – Prej datës 21 deri më 29 tetor, gjyqtarët nga Kosova me stemën e FIFA-s, Genc Nuza, kryesor dhe Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni, ku janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve. Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet Skoci-Andorë dhe Danimarkë-Andorë. Dyshes kosovare do t’i bashkëngjiten edhe kolegët nga Kroacia dhe Çekia, për ta formuar katërshen e gjyqtarëve për këto dy ndeshje.