05 tetor   Para ndeshjes së dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018 kundër Kombëtares së Izraelit Kombëtarja e Kosovës U-19 mbajti seancë stërvitore. Në fokus të stërvitjeve  Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik kishin si lojën në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Po ashtu futbollistët ushtruan edhe gjuajtjet e lira nga pika e ashtuquajtur korner i shkurtuar, por dhe gjuajte tjera nga pozicione të ndryshme.  Si zakonisht stërvitjen e ndoqën anëtarët  e KE të FFK-së Ilaz Mjaku e Luan Vokshi, në përcjellje edhe Michael Nees drejtori teknik i FFK-së. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj është e mirë dhe është bërë regjenerimi i futbollistëve sipas standardeve . Ndeshja kundër Izraelit zhvillohet ë orën 16.30 në të njëjtin stadium në Mettesill. Pas stërvitjes deklaruan:
 
Nazmi Rama, trajner
Duke u bazuar në angazhimin dhe lojën e mirë që treguan djemtë në ndeshje me Austrinë ku mbase epilogu real do të duhej të ishte barazimi, na jep shpresë se në ndeshje me Izraelin do të arrijmë rezultat pozitiv. Unë besojë te këta djem se edhe nesër do ta japin maksimumin dhe kjo ka shumë rëndësi për ne.
 
 
Flamur Gashi, portier
Nuk ka ndeshje të lehtë, prandaj mendoj se edhe ndeshja kundër Izraelit do të jetë e fortë. Por ne jemi përgatitur mjaft mirë dhe vetëm na duhet përqendrim dhe efikasitet.
 
 
 
Ramiz Bytyqi, futbollist
Kemi punuar mirë dhe jemi përgatitur maksimalisht që sfidën e nesërme ta mbyllim me fitore që do të ishte mjaft e mirë për të rritur gjasat për kualifikim. Besoj në shokët e mi.
 
 
 
Ismajl Beka, futbollist
Për aq sa morëm informata Kombëtarja e Izraelit është një skuadër e fortë. Por, edhe ne gjithsesi jemi përgatitur shumë këto ditë që në këtë takim të dalim fitues.
 
 
 
Dardan Dakaj, futbollist
Jemi përgatitur  mjaft mirë dhe me përkushtim për këtë ballafaqim sepse e shohim rastin për fitore duke marrë për bazë paraqitjen tonë të mirë në duel me Austrinë.