Sot janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 14-të në Raiffeisen Superligë dhe të javës së 13-të në Ligën e Parë. Java e 14-të në elitë nis me ndeshjen që do të zhvillohet, të martën, në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Llamkos Kosovës. Drenicasit janë në formë të shkëlqyeshme, pasi nuk kanë pësuar humbje në tetë javët e fundit, derisa vushtrriasit e kryesojnë renditjen, me 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Hysi. Ky fakt bën që kjo ndeshje të pritet me interesim të madh tek dashamirët e futbollit dhe të prodhojë lojë cilësore. Ndërkohë, katër ndeshje tjera zhvillohen, të mërkurën, ku do të ballafaqohen edhe nënkampioni dhe kampioni i edicionit të kaluar, Trepça’89 e Prishtina, derisa kjo javë përmbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet, të enjten, ndërmjet Ferizajt dhe Dritës.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 14-të:
E martë, 05.11.2013 nga ora 14.00
Drenica-Llamkos Kosova, Genc Nuza, J.Musolli, B.Rama, H.Hajdari
E mërkurë, 06.11.2013 nga ora 14.00
Besa-Trepça, Bejtë Fejzullahu, Arm.Latifi, F. Sekiraça, A.Tahiri
Trepça’89-Prishtina, I.Kelmendi, B.Selimaj, K.Bajrami, T.Maloku
Fushë Kosova-Hajvalia, Selim Isufi, A.Ejupi, S.Haziri, F.Tahiri
Skenderaj: Feronikeli-Hysi, B.Kosumi, E.Baliqi, B.Morina, M.Baliu
E enjte, 07.11.2013 nga ora 14.00:
Ferizaj-Drita, Ilir Shuleta, S. Berisha, G. Mehmeti, G.Shala
Liga e Parë, Java e 13-të:
E mërkurë, 06.11.2013 nga ora 14.00:
Gjilani-Ramiz Sadiku, Leutrim Mustafa, D.Muriqi, J.Gashi
Vëllaznimi-Dukagjini, Bajram Gashi, O.Krasniqi, V. Kelmendi
Llapi-KEK-u, M. Bejtullahu, M. Berisha, A. Shala
Ulpiana-Ballkani, L.Fejza, B.Haradinaj, F.Kiçina
2 Korriku-Kosova (P), Erdall Zasella, D. Rrahmani, Avni Jupolli
Pr.Taukbahqe: Rilindja-Lepenci, Sh.Murtezi, A.Potoku, N.Bala
E enjte, 07.11.2013 nga ora 14.00:
Suharekë: Liria-Flamurtari, L. Hasani, L.Gegaj, N.Hysenaj
Pejë: Deçani-Istogu, Kreshnik Vula, F. Abrashi, B. Këpuska