kupadigitalbËshtë caktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante, ku do të përballen Llapi-Gjilani dhe Drenica-Drita, derisa të enjten luhet sfida ndërmjet Ferizajt dhe Trepçës’89. Ndërkohë, siç dihet pjesëmarrjen në gjysmëfinale me short e ka siguruar Prishtina, në mungesë të kundërshtarit.
 
Orari i ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës
E mërkurë, 16 mars
13:30 Llapi – Gjilani
K.Vula, E.Baliqi, B.Kepuska, I.Cerraviku
.
13:30 Drenica – Drita
G.Nuza, D,Preniqi, F.Berisha, N.Rraci
.
E enjte 17 mars
13:30 Ferizaj – Trepça ‘89
H.Hajdari, J.Musolli, E.Zeqiri, T.Maloku