2 dhjetor, 2023 – Është caktuar orari i ndeshjeve të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Dy ndeshje do të luhen të martën, dhjetë të mërkurën, tri të enjten dhe një të premten. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 12:00.

Orari i ndeshjeve
E martë, 05.12.2023
Llapi – Phoenix
Malisheva – Kika

E mërkurë, 06.12.2023
Flamurtari – Dukagjini
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Vllaznia P – Trepça ’89
Ramiz Sadiku – Gjilani
Feronikeli 74 – Istogu
Dardania – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Drenica – Ballkani

E enjte, 07.12.2023
Prishtine e Re –Behari
Suhareka 23- Trepça
Ulpiana – Vjosa

E premte. 08.12.2023
Dinamo – Vushtrria