26 mars, 2019 – Është caktuar orari i ndeshjeve për dy javët e ardhshme në IPKO Superligë dhe për javën e 21-të në Ligën e Parë. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, garat në elitën tonë vazhdojnë me dy ndeshjet që zhvillohen të premten në kuadër të javës së 24-t, ku takohen Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi, derisa dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën. Ndërkohë, ndeshjet e javës së 25-të do të luhen në mesjavën e ardhshme, ku katër ndeshje zhvillohen të mërkurën dhe dy tjera të enjten.
Ndërkaq, nesër zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 23-të në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

IPKO Superliga
Java e 24-t, e premte ora  14:00
Ferizaj – Drita
Liria – Llapi

E shtunë, ora 14.00
Gjilani – Trepça ‘89
KEK-u – Drenica

E diel, ora 14.00
Ballkani – Prishtina
Flamurtari  – Feronikeli (ora 17.00)

Java e 25-të
E mërkurë, 3 prill  ora 14.00
Trepça ’89 – Flamurtari
Llapi – Ferizaj
Drenica – Gjilani
Drita – KEK-u

E enjte, 4 prill ora 14.00
Feronikeli – Ballkani
Prishtina – Liria

Liga e Parë
Java e 21-të, më 30/31.03.2019
E shtunë, ora  14.00
Trepça – Vushtrria
Istogu – Fushë Kosova

E diel,  ora 14.00
Besa – Bashkimi
Vëllaznimi – Onix
Vitia – 2 Korriku
Kika – Dukagjini
Vllaznia (P) – Drenasi
Arbëria – Ramiz Sadiku