21 shkurt, 2017 – Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës. Të shtunën do të luhen katër, derisa të dielën dy ndeshje. Qysh në nismë të stinorit pranveror vijnë disa ndeshje tejet interesante. Në Pejë do të zhvillohet sfida ndërmjet Besës dhe Llapit, të cilat në fundjavën që e lamë pas e kaluan me sukses rrethin e 1/8 së finales së Digitalb Kupës, duke eliminuar nga garat e mëtejme Dritën, përkatësisht Feronikelin. Mjaft joshëse dhe rivalizuese pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës, ndonëse kanë synime të kundërta në kampionat, njëra për mbijetesë e tjetra për titull kampioni. Ndërkaq, pa dyshim shikueshmëri të madhe pritet të ketë derbi i qytetit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, që luhet të dielën.
Vala Superliga, java e 18-të: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 13.00
E shtunë, 25.02.2017
Besa -Llapi
Ferizaj – Prishtina
Feronikeli – Trepça
Hajvalia – Liria
E diel, 26.02.2017
Gjilani – Drita
Trepça ‘89 – Drenica