12 shkurt, 2020 – Këtë fundjavë nis gara e stinorit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën. Qysh në nismë të stinorit do të luhet derbi i madh i qytetit të Gjilanit, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili edhe kësaj radhe pritet të sjellë rivalitet të madh si në fushën e gjelbër nga futbollistët, ashtu edhe në tribunat e stadiumit nga tifozeritë e të dyja klubeve.

Ipko Superliga
E shtunë, 15 shkurt
13:00 Ballkani-Drenica
13:00 Prishtina-Vushtrria
13:00 Ferizaj-Feronikeli

E diel, 16 shkurt
13:00 Drita-Gjilani
13:00 Flamurtari-Trepça ‘89
13:00 Dukagjini-Llapi