14 gusht, 2018 – Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e parë të IPKO Superligës që nis këtë fundjavë. Edicionin e ri të garave e hap ndeshja që zhvillohet të shtunën, ku takohen Feronikeli – Trepça’89, derisa katër ndeshje luhen të dielën, kurse javën e përmbyll ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, që luhet të hënën në orën 19:45 nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Orari i ndeshjeve të javës së parë në IPKO Superligë
E shtunë – ora 16:45
Feronikeli – Trepça ’89
E diel – ora 16:45
Drita – KEK-u
Liria – Ballkani
Flamurtari – Ferizaj
Llapi – Drenica
E hënë – ora 19:45
Prishtina – Gjilani