drenica-feronikeliSkuadra e Trepҫës 89 ka shkëputur një pikë në Skenderaj në ballafaqimin e javës së 15-të në Raiffeisen Superligë kundër Drenicës.
Mitrovicasit që nga minuta e 42 kishin epërsi numerike në fushë pas përjashtimit të Bejtës, por nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit, duke u kënaqur me një barazim 0:0. Pas këtij barazimi Trepça’89 ka 24 pikë në pozitën e tretë, derisa Drenica zë pozitën e pestë me 21 pikë.